Arkiva e lajmeve
                   

AGJENCIA ZHVILLIMORE TURKE - TIKA - PARALAJMRON FINANCIMIN E PROJEKTEVE TË REJA

24. nëntor 2021.

Bujanoc - Beograd - Koordinatori i ri i Agjencisë Turke për Zhvillim TIKA në Beograd, Mehmet Mete Anaç, ka vizituar Bujanocin dhe ka paralajmëruar financimin e projekteve të reja.

Siç është bërë e ditur nga vetëqeverisja lokale, Anaç e ka siguruar kryetarin Nagip Arifi se TIKA do të vazhdojë të jetë prezente në Bujanoc përmes projekteve të ndryshme për të mirën e komunitetit që jeton këtu.

Përfitimin fillimisht e kanë ndjerë banorët e Bilaçit, duke pasur parasysh se koordinatori i ri pas bisedimeve me Arifin ka vizituar këtë fshat për të diskutuar për mundësinë e realizimit të projekteve të një rëndësie të veçantë.

Përmes agjencisë TIKA, Turqia deri më tani, ndër të tjera, ka financuar rindërtimin e shkollës fillore në Tërnoc të Madh, ndërsa këtë verë Bujanoci ka marrë një kamion për grumbullimin e mbeturinave si donacion.

Sipas njoftimeve nga komuna, Arifi ka shfrytëzuar rastin të falënderojë popullin turk për ndihmën e dhënë fermerëve të Bujanocit, gjegjësisht për donacionin e serrave, por edhe për shumë projekte të tjera të realizuara deri më tani.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues