Arkiva e lajmeve
                   

AFTËSIM PROFESIONAL PËR MUNDËSINË E VETPUNËSIMIT NË FUSHËN E BLETARISË – NDËRMARRËSISË SOCIALE

18. mars 2016.

Ju njoftojmë që shoqata “Qendra për zhvillim të ndërgjegjësimit ekologjik – Ndërgjegje e pastër”, ka fituar mjete të caktuara për realizimin e projektit “Aftësim profesional për mundësi vetpunësimi në fushën e bletarisë – ndërmarrësi sociale”.

Projekti përbëhet nga trajnimet teorike dhe praktike të cilat realizohen në periudhën prej prillit deri në fund të shtatorit të vitit 2016.

Është paraparë që në projekt të marrin pjesë rreth 20 përdorues nga të gjitha kategoritë të grupeve të margjinalizuara (të rinjët, nënat e vetme, personat e rritur prej 50 vjetëve, refugjatët dhe personat e zhvendosur, personat me shkallë të ultë të invaliditetit, romët, etj).

Takimi inicues në të cilën mund të merrni më shumë informacione rreth projektit do të mbahet të dielen më 20 mars 2016, në ora 17 në sallën 3, të komunës Novi Beograd, Bulevar Mihaila Pupina 167.

I ftojmë të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në projekt që të drejtohen në emalin apo në telefonin: Sërgjan Bajallica dhe Peca Jashareviq, kontakt e-mail: centar.res@gmail.com, telefon:  061 66 58 288 и 063 74 86 011.

Burimi: Qendra për zhvillim të ndërgjegjësimit ekologjik – Ndërgjegje e pastër dhe Trupi Koordinues