Arkiva e lajmeve
                   

AFATI I DYTË PËR PROVIMIN E MATURËS SË VOGËL NË RRETHIN E PÇINJËS DHE TË JABLLANICËS

19. gusht 2014.

Nxënësit të cilët nuk e kanë kaluar provimin përfundimtarë në afatin e qershorit, edhe ata të cilët të gjithin nuk e kanë kaluar ose të cilët nuk i’u janë përgjigjur një testit, kanë mundësi që në tri ditë ta kalojnë provimin përfundimtar dhe me atë të fitojnë të drejtën për regjistrimin në shkollë të mesme.

Provimi përfundimtarë në fund të arsimimit fillor për afatin e dytë ka filluar dje, kur maturantët kanë kaluar testin nga gjuha sërbe ose nga gjuha e tyre kombëtare.

Testi nga matematika mbahet sot, kurse testi i kombinuar nga 5 lëndët ku e përfshin biologjinë, fizikën, kimin, historin dhe gjeografinë, mbahet të mërkurën.

Maturën e vogël në afat të gushtit në rrethin e Pçinjës sipas të dhënëva nga Ministria e arsimit e kalojnë 56 nxënës, në Vranjë 19 nxënës.

Jovica Stevanoviq këshilltar për arsim në Ministrin e arsimit, ka thënë që maturën e vogël të gjithë nxënësit nga Vranja do ta mbajnë në SH.F. “Vuk Karaxhiq”.

Në rrethin e Pçinjës mbajtja e provimit është organizuar në SH.F. “Pera Maçkatovac” në Bello Polj. në SH.F. “Vuk Karaxhiq” në fshatin Stuball, SH.F. “Branko Radiçeviq” në Bujanoc dhe në SH.F. “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

 “Vende në shkollën e mesme për regjistrim në Vranjë ka të mjaftueshëm”, ka thënë Stevanoviqi.

Saj për ketë rrethit të Jabllanicës në shkollën e Buqsisë në Leskovcë mungojnë disa nxënës për përmbushjen e drejtimit të ushqimit, si dhe në Shkollën e mesme në Gërdelic për profesinin e zdrukthtarisë.

Në problem janë edhe shkolla e mesme “Boshko Krstiq” në Bojnik, “Shkolla teknike” në Medvegjë dhe “Svetozar Krstiq Toza” në Vuçju.

Rezultatet preliminare të provimit përfundimtarë do të shpallen në shkolla më 21 gusht, kurse rezultatet përfundimtare më 23 gusht kur është edhe afati për dorzimin e plotsimit të listave për dëshirën e regjistrimit në shkolla të meseme.
 

Regjistrimi i nxënësve do të jetë me 27 dhe 28 gusht.

Burimi: OK RADIO, Jugmedia dhe Trupi koordinues