Arkiva e lajmeve
                   

ADNAN SALIHU KRYETAR I KUVENDIT KOMUNAL TË BUJANOCIT

26. shkurt 2018.

Bujanoc – Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit kanë zgjedhur Adnan Salihun, anëtarin e Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), për kryetar të ri të parlamentit lokal.

Për trashigimtar të Jonuz Musliut në vend të kryetarit të Kuvendit Komunal kanë votuar 25 këshilltarë, 6 kanë qenë kundër, ndërsa këshilltarët e opozitës të Partisë Demokratike (PD) nuk kanë votuar.

Salihu në këtë funskion është zgjedhur ën vend të liderit të ndjerë të LPD-ës Jonuz Musliut, i cili për këtë funksion e ka kryer që nga zgjedhjet e fundit lokale.

Salihu ka thënë se do të përpiqet që kuvendit të sjellë vendime të cilat do të ndikojnë në mënyrë pozitive në kualitetin e qytetarëve.

Kryetari i ri i Kuvendit Komunal të Bujanocit është doktor specialist i mjekësisë së përgjithshme në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, është i martuar dhe babai i tre fëmijëve.

Burimi: Beta, Jugpres dhe Trupi Koordinues