Arkiva e lajmeve
                   

8.3.2011.

8. mars 2011.

VIJNË MYSAFIR NGA RUSIA

Leskoc, Banja e Sijarinës – Në banjën e Sijarinës, e cila gjendet afër Medvegjës dhe zonës kufitare me Kosovën, shpresojnë se sezoni i këtijë viti do të jetë shumë i suksesshëm. Drejtori i Qendrës Rehabilituese ,,Gejzir’’ dr. Milorad Babiq tha se interesimi i mysafirëve për qëndrim në këtë banjë gjatë sezonit të dimrit ka qenë i ulët për arsye të kohës së ftohtë.

Këtë vitë në Banjën e Sijarinës presin një numër të konsiderueshm të mysafirëve nga Rusia, apo nga Moska, për çka edhe pritet në ditët e ardhshme të nënshkruhet një protokol i posaqëm. Numri më i madh i mysafirëve do të jetë nga Beogradi, Leskoci dhe Nishi.

Qendra rehabilituese ,,Gejzir’’ posedon 277 vende, ndërsa në shtëpitë private ka edhe 1.500 krevatë. Çmimi në Qendrën Rehabilituese duke përfshirë të gjitha harxhimet dhe terapitë është 1.990 dinarë dhe nuk do të ndërrohet.
Banja e Sijarinës ka 18 ujëra shëruese termale ndërsa temperatura e ujit është prej 32-72º Celsius.

,,Banja është një shansë i ynë për zhvillim dhe për ate zhvillimit të saj do t’i kushtojmë një vëmendje të posaqme’’, deklaroi kryetari i Medvegjës Sllobodan Drashkoviq.

Vitet e fundit Banja e Sijarinës ka fituar një fytyrë të re dhe tash më përpos si qendër për shërim është edhe qendër për pushim të shumë vizitorë nga të gjitha vendet e Serbisë.