Arkiva e lajmeve
                   

7 mars 2009

7. mars 2009.

Ndërtimi i Koridorit 10, investimet në infrastrukturë në 40 komunat më të pazhvilluara, dhe mbështetja e industrisë automobilistike në Kragujevc, janë tri projektet më të rëndësishme këtë vit ku përmes Planit Nacional Investitorë do të finansohet me rreth 8,2 miliardë dinarë.
Sipas fjalëve të Verica Kalanoviq, ministreshë e Planit Nacional Investiv, Qeveria e Republikës së Serbisë ka marrë vendim se nga PNI me 20,5 miliardë dinarë do të finansohen gjithsej 431 nga 4.020 projekte të arritura. Për Koridorin 10 janë paraparë të ndahet një sumë prej pesë miliardë dinarë, për Kragujevc një miliardë e 150 milionë dinarë kurse për ndihmë komunave më të pazhvilluara siq janë Bujanoci, Surdulica, Babushnica, Tutini, Bojnik janë paraparë suma prej dy miliardësh.
- Nëse jemi mjaftë efikas dhe këto investime t’i harxhojmë në mënyre sa më efikase, atëherë do të vërehet një përparim në zhvillimin  ekonomik këtë vitë i cili do të jetë i vështirë-potencoi ministresha Kalanoviq.
Prioritet strategjik i PNI-së është zhvillimi i infrastrukturës, i cili është kushti primar për zhvillimin e standardit të qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit-potencoi ministresha Kalanoviq.
Kjo është hera e parë që nga niveli nacional të investohet në zhvillimin e infrastrukturës në 40 komuna më të pazhvilluara në  Serbi- deklaroi për  ,,Novosti’’ ministresha Kalanoviq-Infrastruktura e komunikacionit si dhe infrastrukturat tjera në këto komuna janë në një gjendje shumë të rëndë ku me vite të tëra nuk është investuar. Do të ndajmë para edhe për edukimin e të punësuarëve në këto këto komuna në mënyrë që të fitojnë aftësi për menaxhimin sa më efikas të projekteve.