Arkiva e lajmeve
                   

31.10.2009

2. nëntor 2009.

Kryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Drashkoviq deklaroi dje se pushteti lokal ka siguruar lokacionin për ndërtimin e burgut të ri. Sipas Projektit të Qeverisë së Republikës së Serbisë është planifikuar që burgu në Medvegjë të pranojë 450 të burgosur.

,,Ne kemi siguruar lokacionin në afërsi të fshatit Maqedonce në një sipërfaqe prej 3,5 hektarë me infrastrukturë të plotë komunale, dhe sipas informacioneve të cilat i kam marrë nga ministria përgjegjëse, ky objekt do të filloj së ndërtuari në pranverën e vitit të ardhshëm’’, deklaroi Drashkoviq.
Sipas fjalëve të tij, në këtë burg do të punësohen afër 200 punëtorë, në përgjithësi nga Medvegja.