Arkiva e lajmeve
                   

31. mars 2009

31. mars 2009.

Takimi i parë i Trupit të ri Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet të mbahet gjatë kësajë jave, pasiqë javën e kaluar u nënshkrua marrëveshja rreth rekonstruksionit të Trupit Koordinues ku pas dy vitesh kyqen edhe përfaqësuesit e partive politike të shqipëtarëve nga Jugu i Serbisë.

,, Jamë optimist mbi punën e mëtutjeshme të Trupit Koordinues. Pres që të gjithë të japim përpjekjet tona në zhvillimin ekonomik si dhe në realizimin e programit të vitit 2001 kur  edhe është formuar Trupi Koordinues. Do të vazhdojmë edhe me projektet nga sfera e infrastrukturës. Shpresoj në efikasitetin më të madh të Trupit Koordinues si dhe raport tjetër kundrejt nesh, kjo dmth, pjesëmarrja dhe përgjegjësia e përbashkët’’ deklaroi për ,,Politikën’’ Shaip Kamberi, kryetarë i komunës së Bujanocit.

Ai potencoi se me rëndësishme është se, marrëveshja e re parasheh që vendimet në Kryesinë e Trupit Koordinues bëhen me koncensus ,,ku në periudhën e mëparshme nuk kemi pasur rast, sepse jo që veq nuk kemi marrë pjesë në marrjen e vendimeve, mirëpo për shumë gjëra as që kemi qenë të informuar’’.

Kamberi siguroi se ai do të jetë kryetari i parë nga të tri komuna i cili do të pranojë detyrën e zëvendëskryetarit të Trupit Koordinues. Sipas Marrëveshjes së nënshkruar në Beograd në mes të Milan Markoviq, Ministër për administratë shtetërore dhe vetëadministratë lokale, Riza Halimit, deputet popullorë  në Kuvendin popullorë të Republikës së Serbisë dhe kryeshefit të OSBE-së në Beograd, ambasadorit Hans Ola Urstad, kryetarët e komunës së Bujanocit dhe Preshevës do të ndërrohen qdo vit në detyrat e tyre si zëvendëskryetarë të Trupit Koordinues.

Nënkryetari i Trupit koordinues Sima Gazikaloviq, është optimist rreth punës së ardhshme të Trupit Koordinues e cila sipas tijë nuk ka fungsionuar që nga dalja e shqipëtarëve nga përbërja e Trupit Koordinues pasiqë nuk kishin qenë të kënaqur që kërkesat e tyre nuk janë marrë parasyshë.

,,Kjo është marrëveshja e tretë ku personalisht marrë pjesë unë dhe shpresoj se kjo do të jetë e treta e vërteta. Shpresoj se të gjitha problemet e kësaj treve të cilat nuk janë të vogla, do t’i zgjidhim së bashku, normal edhe përgjegjësia do të jetë e përbashkët. Duhet të mundohemi të aftësojmë ekonominë, ta kthejmë besimin ndërnacional si dhe besimin ndaj institucioneve dhe shtetit të Serbisë’’ deklaroi Gazikaloviq.
Gazikaloviq posaqërisht potencoi që ,,multietniciteti’’ posaqërisht duhet të jetë prezent në ,,teren’’ ku në qeverisjen lokale të përfshihen edhe përfaqësuesit Serb që nuk është tash rasti.

Edhe Shaip Kamberi shpreson se koalicionet udhëheqëse në këto tri komuna do të ,,zgjerohen’’ edhe me partitë politike Serbe. ,,Shpresoj se udhëheqja do të jetë multietnike si dhe kyqja e tërësishme të shqipëtarëve në institucionet shtetërore’’