Arkiva e lajmeve
                   

3.8.2010.

3. gusht 2010.

HUNGAREZËT NDIHMOJNË KËSHILLIN NACIONAL SHQIPËTARË


Gjatë vizitës së javës së kaluar të ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Svetozar Çipliqit Këshillit Nacional të Hungarezëve, përpos bisedimeve mbi finansimin e këtyre këshillave, ka erdhur edhe deri tek marrëveshja për dhënien e ndihmës Këshillit Nacional të Shqipëtarëve. Ministri Çipliq dhe kryetari i Këshillit Nacional të Hungarezëve Tamash Korhec kanë rënë dakord rreth ndihmës që përfaqësuesit Hungarez do t’i japin Shqipëtarëve të Serbisë jugore që sa më lehtë ,,të ngrisin në këmbë’’ këshillin e tyre të sapoformuar. Tamash Korceg për ,,Dnevnik’’ deklaroi se kjo inisiativë  ka rrjedhë nga ana e ministir Çipliq.

,,Kjo është hera e parë që Shqipëtarët shprehin interesimin e tyre për kyqjen në sistemin  e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Në këtë aspekt edhe ka filluar inisiativa që pas shtatë viteve që nga formimi i këshillave nacionale të kombësive tjera, komuniteti Shqipëtarë jashtë Kosovës të formojë Këshillin Nacional të tyre. Kanë mbajtur zgjedhjet dhe janë konstituar, pasiqë Këshilli Nacional i Hungarezëve ka eksperiencë më të madhe në fungsionimin e sajë në Serbi, kemi vendosur që këtë eksperiencë ta ndajmë me Shqipëtarët’’,  ka deklaruar Korhec.

Siq deklaroi, me Shqipëtarët do të ndajnë diturinë mbi fungsionimin e Këshillit Nacional të Hungarezëve në përbërje të re, mirëpo edhe për eksperiencën e tyre të mëparshme. ,,Takimi në nivel të kryetarëve të Këshillave Nacionale duhet të mbahet muajin e ardhshëm në Beograd, e mëpasaj do t’i njoftojmë me dokumentacionin tonë, mënyrat e komunikimit me institucione, baskëpunimin me pushtetet lokale, bashkëpunimin me ministritë dhe organet tjera’’, deklaroi Korhec.

Ai shtoi se është i gatshëm të ndihmojë sepse konstituimi i Këshillit Nacional të Shqipëtarëve mundë të ketë ndikim pozitiv në stabilitetin e marëdhënieve ndëretnike në Serbi mirëpo edhe përforcimin e pozitës së Serbisë në Europë. Ai tha se deri më tani kemi  patur vetëm biseda telefonike me kolegët e tyre Shqipëtarë dhe se më tepër do të ketë pas takimit të tyre në ministrinë për mbrojtjen e njeriut dhe të pakicave.
Në domosdoshmërinë e ndihmës është i bindur edhe kryetari i posaemëruar i Këshillit Nacional të Shqipëtarëve Galip Beqiri. Ai konfirmoi se kontakte ka pasur dhe se tash pret takimin në të cilin do të shihet më gjërësisht mënyra se si fungsionon të Këshilli Nacional i Hungarezëve.

,,Kemi formuar Këshillin Nacional, kemi zgjedhur anëtarët dhe se për çdogjë që nuk e kemi të kjartë presim ndihmën e kolegëve nga Këshilli Nacional i Hungarezëve’’,  ka thënë Beqiri. Siq theksoi ai, ndihma e kolegëve të tyre hungarez do të thotë shumë për Shqipëtarët e Serbisë jugore, sidomos në sferën e finansimeve. Beqiri paralajmëroi vizitën e tijë qytetit të Suboticës para fillimit të takimit i cili është paraparë për muajin shtatorë.