Arkiva e lajmeve
                   

29.9.2010

29. shtator 2010.

AEROPORTI SI PANO REKLAMASH

Panot reklanuese të Bujanocit, Vranjës, Leskocit, Pirotit, Kragujevcit, Loznicës, Ingjijës dhe Suboticës prej ditës së djeshme presin udhëtarët në aeroportin ,,Nikolla Teslla’’ në Beograd me ide që të promovohen si mjedise për investime të volitshme.

Vranja tërheq vëmendjen si vend industrial për prodhimin e mobileve me programin ,,Të inspiruar nga natyra’’, Bujanoci përkujton se atje gjenden burimet e ujit mineral me reklamën ,,Rasti i freskët për afarizëm’’. Piroti me reklamën ,,Jeni në rrugë të drejtë’’, ku në plan të parë vëhen ,,Tigar’’ gomat sipas së cilës njihet Piroti. Loznica paraqitet si mjedis frutash me reklamën ,,Investime frytëdhënëse’’. Leskoci është i njohur përmes fabrikës së barnave ,, Zdravlje–Аktavis”, dhe reklamohet me ,,Afarizëm i shëndoshë’’. Subotica dëshiron të paraqitet si mjedis ku janë të mirëseardhura inovacionet, ndërsa në reklamën e Kragujevcit shpejtësimbatësi duke reklamuar se ky qytet është në ,,Shpejtësinë e pestë’’ kur është fjala për investime (asociimi për ,,Fiat-in’’). Ingjija reklamohet me ,,Ndërtohu’’.

Këtë fushatë e udhëheq Aleanca Kombëtare për Zhvillim Ekonomik Lokal (NALED). Qëllimi i kësaj është që në tetë qytetet të cilët kanë marrë certifikatën si mjedise me kushte të volitshme për afarizëm të reklamohen në atë lëmi sipas të cilave dallohen.

Është në plan që panot ku janë të paraqitura të dhënat kryesore për komunat, të vendosen edhe në aeroportin ,,Konstantin Veliki’’ në Nish për arsye se aeroportet janë  vende me shumë udhëtarë nga të gjitha vendet e botës dhe për ate janë ideale për promovimin e e potencialit ekonomik. Planifikohet që këto reklama të vendosen edhe në stacionet hekurudhore dhe stacionet e autobusave.

Vladimir Çupiq, kryetari i këshillit drejtues të NALED-it, në fushatën e djeshme promovuese tha se Serbija ka mjedise të volitshme për afarizëm duke shtuar se kjo është meritë e ,,njerëzve të vyshëm të komunave por edhe të partnerëve të tyre’’.

Ai rikujtoi se tetë komunat e sertifikuara i përmbushin standardet të cilat garantojnë se investitorët potencial do të marrin shërbimet dhe informatat të cilat do t’u lehtësojnë punën dhe aktivitetet të cilat u përkasin pushteteve lokale.

,,Gjithnjë e më tepër pushtete lokale po e kuptojnë se në kushtet e rritjes së konkurencës nuk mundë të presin vetëm ndihmën e pushtetit qendrorë por që patjetër edhe vetë duhet që të sigurojnë tërheqjen e investitorëve’’, deklaroi Çupiq.

Sa i përket ndihmës së shtetit për tërheqjen e investitorëve, Ministria e ekonomisë jep stimulime për punësim si dhe lehtësime tatimore, e kjo është e pamundur të arrihet pa bashkëpunim partneriteti me pushtetet lokale.