Arkiva e lajmeve
                   

29.10.2010.

29. tetor 2010.

NXËNËSIT SHQIPËTARË DHE SERB SË BASHKU NË GJERMANI

Rreth 30 nxënës dhe arsimtarë të shkollave të mesme ,,Sveti Sava’’ dhe ,,Sezai Surroi’’ nga Bujanoci një javë kanë qëndruar si mysafirë të nxënësve të shkollës ,,Karoline Brajtinger’’ në kryeqytetin Hoenloe, krahinë në jug të Gjermanisë, krahinë e cila për madhësi është e trea në Gjermani. Nxënësit nga Bujanoci morën pjesë në projektin e qeverisë gjermane dhe amerikane të titulluar ,,Partneriteti në vepër’’ në suaza të të cilit projekt do të shoqërohen dhe mësojnë 1.500 nxënës dhe arsimtarë nga 60 shkolla ekonomike të Serbisë dhe Gjermanisë.

Në programin të cilin e implementon Instituti për shoqëri të qëndrueshme, lëvizja Europiane në Serbi dhe organizata gjermane për bashkëpunim teknik GTZ, do të marrin pjesë rreth 100 arsimtarë dhe drejtorë, ndërsa është planifikuar që 750 nxënës nga Serbia të vizitojnë shkollat në Gjermani dhe se po aq nxënës nga Gjermania do të vijnë për vizitë shkollave në Serbi. Deri më tani janë ndërlidhë 10 partneritete ndërsa është planifikuar edhe 20 tjera.

Ajo që Bujanocin e ka bërë më të veçantë është se këto janë dy shkolla të vetme nga i njëjti qytet që janë lajmëruaar në konkursin dhe se të vetmet shkolla ku në autobusë së bashku udhëtojnë nxënësit Shqipëtarë dhe Serb.

Arsimtarët gjerman dhe nxënësit e tyre duhet që në pranverë të vijnë për vizitë në Bujanoc.