Arkiva e lajmeve
                   

28.10.2010.

28. tetor 2010.

Kombet e bashkuara ndihmojnë zhvillimin e komunave të Serbisë jugore

Komunat dhe qytetet e rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës do të marrin gjysëm milionë dollarë nga programi Ruajtja e paqes dhe zhvillimi inkluziv (PBILD), program të cilin në Serbinë jugore implementohet përmes Kombeve të bashkuara, është thënë dje në Lebane.

Në konferencën për gazetarë në Këshilin drejtues të PBILD-it u thas se mjetet finansiare janë të dedikuara për zhvillimin regjional dhe punësim të qytetarëve, ndërsa kusht për dhënien e donacionit prej 50.000 deri në 100.000 dollarë është partneriteti i më së paku dy komunave mes veti.

,,Projekti ka për qëllim që të inkurajojë komunat dhe qytetet për partneritet dhe në dy muajt e ardhshëm të tregojnë se sa janë të gatshëm t’i përmbushin kushtet për  hapjen e vendeve të reja të punës. Ky është njëri nga shumë projektet në Serbinë jugore i paraparë për dy vitet e ardhshme’’, deklaroi udhëheqësja e PBILD programit Krisi Hirst. Qytetet dhe komunat, projektet e tyre mundë t’i paraqesin deri më 20 dhjetorë ndërsa mjetet finansiare për projektet më të mira do të ndahen në shkurtë të vitit të ardshëm.

Kryetari i Këshillit drejtues i qendrës për zhvillim të regjionit të Jabllanicës dhe Pçinjës e njëherit kryetarë i Leskocit Slobodan Kociq tha se në Serbi ka mjete finansiare por ato fitohen vetëm me ide dhe programe të mira.

Drejtoresha e këtij programi Bilana Stankoviq deklaroi se projektet me të cilat do të konkurohet për pjesën e parë të finansimit, do të jenë edhe një llojë trajnimi për konkurimin e mëtutjeshëm për suma më të mëdha tek programi PBILD dhe fondet e unionit Europian.

Në konferencën për gazetarë folën edhe sekretari shtetërorë pranë Ministrisë të pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale Dushko Radakoviq dhe kryetari i komunës së Lebanës Miqa Stankoviq.