Arkiva e lajmeve
                   

28.07.2007

28. korrik 2009.

Në spitalin e posaqëm për rehabilitim ,,Gejzir’’ në Banjën e Sijarinës, jo larg Medvegjës, qëndrojnë 220 mysafir, kurse kapaciteti i banjës është 250 mysafir. Përpos punëtorëve sanitarë, me vizitën e mysafirëve janë të kënaqur edhe punëtorët e Organizatës Turistike të Banjës së Sijarinës. Është vërtetuar se mysafirët e vjetër nuk e harrojnë këtë banjë të Serbisë jugore, kurse më tepër vizitorë ka nga Beogradi, Nishi, Leskoci dhe nga e tëtë Vojvodina.

Banja e Sijarinës është e rrethuar me natyrë të paprekur në një lartësi prej 520 metrash, ka 18 burime të shëndetshme termale, kurse tempeartura e ujit sillet prej 32 deri në 72°C. Atraksion i posaqëm të Banjës së Sijarinës janë Gejzerat e ujërave të nxehta, të vetëm në Europë ku lartësia e shtyllës së ujit arrinë tetë metra, kurse në afërsi është i ndërtur kompleksi i pishinave të vogla.

Kisha ortodokse serbe në Banjën e Sijarinës kohë më parë ka shitur 50 ari tokë investitorëve rusë për ndërtimin e hotelit. ,,Kjo do të shënojë një periudhë të re të turizmit të banjës në regjionin tonë’’ deklaroi Slobodan Drashkoviq, kryetarë i komunës së Medvegjës.