Arkiva e lajmeve
                   

27.05.2010.

27. maj 2010.

Përfaqësuesit e Bankës Serbe, bursistëve të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ua dorëzuan të hollat e deponuara në një sumë më tepër se 800.000 dinarësh.

Qdonjërit nga 151 bursistëve të Trupit Koordinues u është paguar suma më tepër se 5.000 dinarë së bashku me kamatën gjashtëmujore. Aksionin humanitarë e ka realizuar Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Banka Serbe si dhe pushtetet lokale.

Kryetari i Këshillit ekzekutiv i Bankës Serbe, Ivan Mariçiq me këtë rast deklaroi se fëmijët e nacionalitetit Shqipëtar dhe Serb me suksesin, punën dhe sjelljet e tyre gjatë shkollimit kanë merituar këtë shpërblim’’, duke shtuar „se prej tyre pret që t’i drejtohen Bankës serbe sa herë që atyre iu duhet përkrahje për idetë, planet dhe shkollimin e tyre në të ardhmen“.