Arkiva e lajmeve
                   

26.11.2009.

26. nëntor 2009.

Marrrëveshjen mbi kyqjen në procesin e sertifikimit të komunave me mjedis të favorshëm për afarizëm, në Ingji dje kanë nënshkruar nëntëmbëdhëjetë komuna. Ky dokument është me rëndësi sepse duhet t’u japë garancione afaristëve dhe investitorëve potencial se do të marrin shërbime dhe informata të cilat do të lehtësojnë afarizmin e tyre. Nga 53 pushtete lokale, në këtë program janë kyqur: Shabaci, Medvegja, Bujanoci, Nishi, Piroti, Smedereva, Zrenjanini, Pançeva, Krushevci, Llapova, Koceleva, Stara Pazova, Sombori, Zajeçari, Sremska Mitrovica, Çaçaku, Valeva dhe Ruma.

Sipas fjalëve të ministrit të ekonomisë Mlagjan Dinkiq, kushtet për aferizëm janë përparësitë kyqe për tërheqjen e investitorëve dhe për ate duhet të kyqim konkurencën në garën për standarde.
Ai paralajmëron që industria në vitin e ardhshëm nga ana e Unionit Europian ngadalë do të koncentrohet në Serbi duke marrë parasyshë që vendi ynë nuk i ka rritur tatimet gjatë kohës së krizës ekonomike, ashtu siq kanë bërë shtetet tjera përreth nesh, për këtë arsye edhe jemi më konkurent.

Nga ajo se qfar komunikimi kanë pushtetet lokale me afaristët, qfar kualiteti informatash ofrojnë dhe me qfar shpejtësie, do të mvaret se a do të investojnë investitorët në teritoret e këtyre komunave.

,,Në këtë kuptim, sa më pak të ketë byrokraci, sa më shpejtë të bien vendimet dhe sa më të lehtë të kenë qasje, garantojnë më tepër investime dhe vende pune’’, theksoi Dinkiq.
Ai përkujtoi se investitorët nuk duan komplikime dhe zvarritje, mirëpo as korrupcionin, e cila është si rezultat i këtyre dhe porositi komunat heqjen e akteve të panevojshme edhe në nivelin lokal.

Këtë Program implementon aliansa Nacionale për zhvillim ekonomik lokal (NALED), e cila bashkëpunon me Ministrinë e ekonomisë dhe zhvillimit regjional, sekretariatin Krahinorë të pushtetit lokal dhe bashkëpunim ndërkomunal, Agjensionin për investime të jashtme dhe promovimit të eksportit si dhe MEGA programin e USAID-it për mbështetje të zhvillimit ekonomik të komunave në Serbi.