Arkiva e lajmeve
                   

26.10.2010.

26. tetor 2010.

TË RINJËT NGA JUGU NË VERI

Përfaqësuesit e zyres për të rinjë nga jugu dhe jugperëndimi i Serbisë në ditët e kaluara kanë qëndruar në Zrenjanin, në vizitë studimore në suaza të Programit të Misionit të OSBE-së, i cili parasheh mbështetjen e rinisë në komunat me pakica kombëtare. Të rinjët nga Dimitrovgradi, Bosilegradi dhe Presheva deri më tani kanë vizituar Sremski Karlovcin, Kikindën, Sentën, Somborin, Baçki Petrovcin dhe Zrenjaninin.
 
,,Vizitat studimore kanë disa qëllime në të cilat përfshihet kultura, shkëmbimin e  përvojave dhe bashkëpunimin. Qëllimi është që rinia nga vendet e ndryshme të Serbisë të njihet me kulturat, gjuhën, mënyrën e të mendimit, zakonet, religjionin dhe të gjitha ngjajshmëritë dhe ndryshimet me qëllim të afërsisë dhe eliminimit të paragjykimeve dhe stereotipeve që jemi të nënshtruar’’, deklaroi koordinatori i zyres së të rinjëve nga Zrenjanini Darko Trajlov.