Arkiva e lajmeve
                   

26. mars 2010.

26. mars 2010.

Kryeshefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Dimitrios Kiprios deklaroi se Serbia ka arritur ,,përparim enorm gjatë vitit 2009’’ dhe se ,,ka një pozitë të rëndësishme në regjion’’.

Ai shprehu bindjen se ky ,,ritëm i zhvillimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen’’.

Kipreos konsideron se formimi i Këshillave Nacionale është ,,një zgjidhje vendimtare’’ për rrugën e Serbisë në Bashkimin Europian. Kipreos tha se një ,,progres i rëndësishëm’’ është edhe vendimi i liderëve lokal Shqipëtarë nga Serbia jugore për formimin e Këshillit Nacional Shqipëtarë.

,,Gjendemi në atë pozitë, kur me shumë përgjegjësi mundë të themi se do të ketë zgjedhje të drejtëpërdrejta. Mirëpo, më duhet patjetër të theksojë se ky nuk ka qenë proces i thjeshtë dhe se nuk ka qenë aq lehtë të arrihet’’, deklaroi Kipreos.
Ky është një suskes i madh i cili është arritur me shum mund, tha Kipreos, duke shtuar se ,,me formimin e Këshillit Nacional qdo qytetarit i ipet mundësia të ndikojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën politike dhe sociale në atë mënyrë që zëri i tijë të ketë jehonë’’ theksoi Kiprios duke potencuar se ,,qytetarët duhet të jenë në burimin rrjedhave, e cila ka rëndësi të konsiderueshme në aktivitetet e tyre në jetën politike’’

Sipas fjalëve të Kipriosit, "deri më tash qytetarët Shqipëtarë për komunikim me shoqërinë dhe shprehjen e vullnetit të tyre e kanë bërë vetëm përmes partive politike ose pushtetit lokal ".

Këshillat Nacionale të pakicave, sipas Kiprios, janë në të vërtetë mjetë shtesë apo institucion e cila u jep mundësi që të shprehin vullnetin e tyre politik dhe të ndikojnë në sendërtimin ndryshimeve.
Qdo mundësi e tillë shtesë, për komunitetet paraqet një përparim dhe mundësi shtesë për një jetë më të mirë, theksoi Kiprios.

Institucionet e Këshillave Kombëtare, sigurojnë integrimin e të gjitha pakicave kombëtare në mënyrë që në duart e tyre të kenë zgjidhjen e problemeve të tyre si në arsim, kulturë, përdorimin zyrtar të gjuhës së tyre si dhe mediave të cilat janë elemente me rëndësi.

Me këtë, shtoi ai ,,është e kjartë që pakicat kombëtare mundë të pëmirësojnë pozicionin e tyre në shoqëri, promovojnë vlerën e tyre të cilët e përfaqësojnë dhe të luftojnë për një jetë më të mirë’’.