Arkiva e lajmeve
                   

25.10.2010.

25. tetor 2010.

Fillimi i implementimit të Marrëveshjes për qeverisjen multietnike në Bujanoc

Bujanoc –
Sot fillon realizimi i Marrëveshjes për qeverisjen multietnike në Bujanoc me kyqjen e Serbëve në institucione, sipas marrëveshjes së nënshkruar më 21 tetorë të vitit 2010. Përfaqësuesit e grupacioneve politike serbe në Bujanoc, siq parasheh marrëveshja, së pari do të marrin dy poste në kryesi të qeverisjes – zëvendëskryetarë i komunës dhe zëvendëskryetarë i KK.

Deri në takimin e ardhshëm të Kuvendit komunal, përfaqësuesit Serb do të propozojnë tre përfaqësuesit e tyre për kryeshef në administratën komunale, katër anëtarë të Këshillit komunal, zëvendësdrejtorin e shtëpisë së shëdetit, drejtorin e barnatores dhe drejtorin e bibliotekës së qytetit. Negociatorët Serb dhe nënshkruesit e marrëveshjes, dr. Stojança Arsiq, kryeshef i grupit të qytetarëve dhe Sasha Peshiq, i ngarkuari i Partisë Demokratike (PD) me knaqësi theksojnë se nënshkrimi i Marrëveshjes është ,,një ditë e madhe për të gjithë’’.

,,Me këtë Marrrëveshje ne nuk i kemi kryer punët tona për participim në qeverinë komunale. Ne me këtë nënshkrim kemi krijuar bazë të mirë që deri në zgjedhjet e ardhshme lokale t’i definojmë principet, të vijmë deri te formula e përhershme për formimin e qeverive të ardhshme lokale’’, theksoi dr. Stojança Arsiq.

Përpos tre këshillëtarëve të grupit të qytetarëve në këshillin komunal, tre vende do të ketë edhe ,,Koalicioni për Serbinë Europiane’’ të cilën në këto negociata i ka parapri Sasha Peshiq, i ngarkuari i PD.

,,Të gjithë qytetarët e Bujanocit, nënshkrimin e kësaj Marrëveshje e shohin si shpresë të madhe. Tash është momenti t’i ftojmë donatorët e jashtëm e të mbrendshëm, që me investimet e tyre të krijojnë një ardhmëri më të mirë për qytetarët e Bujanocit’’, theksoi Peshiq.
Qeveria e pushtetit lokal në Bujanoc deri tani është përbërë nga koalicioni i tri partive politike Shqipëtare – Partija për Veprim Demokratik (PVD) e Riza Halimit, deputet në Kuvendin Popullorë të Serbisë, Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) të Jonuz Musliut dhe Unoni Demokratik i Shqipëtarëve (UDSH) të dr. Mejdi Zeqirit.