Arkiva e lajmeve
                   

25.1.2011. - Prodhimi i duhanit në Serbinë jugore

25. janar 2011.

Milan Prostran, sekretar i Shoqatës për bujqësi pranë Odës Ekonomike të Serbisë (PKS), deklaroi se Serbia duhet patjetër të ruaj kultivimin e duhanit për arsye se prodhimi i kësaj kulture është ekonomikisht i pagueshëm. Ai theksoi se në Serbi kultivohet duhan kualitativ si dhe një sasi e madhe e kësaj kulture bujqësore eksportohet. ,,Me eksportin e duhanit si dhe të një sasie të cigareve gjatë një viti kemi realizim prej 45-50 milionë dollarë, sumë e cila nuk është e parëndësishme’’, theksoi Prostran. Sipas fjalëve të tij, prodhimi i duhanit posaqërisht është i pagueshëm për bujqit në Serbinë jugore dhe lindore, të cilët janë të interesuar të prodhojnë llojin e duhanit oriental fletëshkurtër. ,,Këtu mendoj në rimëkëmbjen e prodhimit të duhanit në Preshevë, Bujanoc, Vlladiçin Han si dhe rrethinën e Nishit, vende në të cilat me shekuj kanë prodhuar duhan ndërsa tash gati se është zhdukur’’, theksoi Prostran. Ai theksoi se prodhimi i duhanit nuk ka lidhje me aksionet të cilat merren për ndalimin e pirjes së duhanit, për arsye se pirja e duhanit është vendim personal ndërsa prodhimi i duhanit ka lavërdi ekonomike.

Prostran theksoi se mbjellja e një hektari me duahan mundë t’u sigurojë një vendë pune si dhe një jetë solide të prodhuesëve. Ai theksoi se sot nga kultivimi i duhanit jetojnë 10.000 familje, ndërsa dikur ky numër ishte rreth 140.000.