Arkiva e lajmeve
                   

25. mars 2010.

25. mars 2010.

Kryqi i kuq i Bujanocit dje ka filluar shpërndarjen e pakove humanitare për rreth 1000 qytetarë më të varfër në bashkësitë lokale në zonën e kësaj komune.

,,Dje në zonën e komunës së Bujanocit, nën organizimin e Kryqit të kuq, ka filluar shpërndarja e 1000 pakove humanitare për qytetarët më të varfër të kësaj komune’’, deklaroi sekretari i Kryqit të kuq të Bujanocit Bratislav Lazareviq.

Ai tha se bëhet  fjalë për paketat të cilat përmbajnë ushqim dhe pajisje për pastërti të cilat janë siguruar në suaza të aksionit ,,Ushqim për të gjithë’’ TV B92, permes Qeverisë së republikës së Serbisë dhe organizatës Humanitare AWO.

Aksioni i shpërndarjes së pakove humanitare do të zgjasë deri më 12 prillë, ndërsa do t’i përfshijë të gjitha bashkësitë lokale në të cilat jetojnë Serbët, Shqipëtarët dhe Romët.