Arkiva e lajmeve
                   

24.shtator 2010.

24. shtator 2010.

Delegacioni i afaristëve nga Turqia ka vizituar Vranjën dhe regjionin e Pçinjës

Vranjë – Afaristët nga Turqia janë të interesuar për investime në Serbinë jugore, është thënë gjatë vizitës së delegacionit të afaristëve në Vranjë. Delegacioni nga Turqia i udhëhequr nga kryetari i odës ekonomike të Stambollit Fikret Tanriverdi ka biseduar me afaristët nga Serbija jugore.

Kryetari i Vranjës Mirolub Stojçiq u ka paraqitur afaristëve nga Turqia potencialet ekonomike të Vranjës dhe kërkoi nga ata që të investojnë në regjionin e Pçinjës.

,,Vranja është njëri nga qytetet e Serbisë i cili ka fituar certifikatën si mjedis i favorshëm për afarizëm, jemi të hapur për investime të jashtme ngado që të vijnë nëse ato investime nënkuptojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe jetë më të mire për qyetarët’’, deklaroi Stojçiq. Ai theksoi se qyteti i Vranjës ka një traditë të gjatë në industrinë e tekstilit dhe në industrinë e këpucëve.

Kryetari i odës ekonomike të Stambollit Fikret Tanriverdi teksoi se ,,vizita e delegacionit të odës ekonomike nga Stambolli i cili delegacion ka nga një përfaqësues nga të gjitha degët industriale, ka për qëllim që bashkëpunimin ta ngritë në një nivel sa më të lartë’’. ,,Kemi ardhur të njihemi me Ju më për së afërmi dhe se të fillojmë të bashkëpunojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur, ndërsa sipas nesh, në Vranjë egzistojnë kushtet optimale për bashkëpunim’’, theksoi Tandiverdi.

Vizitën e këtijë delegacioni të përbërë nga 21 afaristë nga Stambolli e ka organizuar oda ekonomike e Leskocit, ndërsa afaristët nga Turqia para se të vizitojnë Vranjën, kanë vizituar Leskocin ku me këtë rastë kanë biseduar me afaristët lokal për bashkëpunim.