Arkiva e lajmeve
                   

24.11.2009

25. nëntor 2009.

Kryetari i Serbisë dhe ministri i mbrojtjes Dragan Shutanovac dje solemnisht kanë hapur bazën ushtarake ,,Jug’’ në Bujanoc duke potencuar se kjo bazë do të jetë faktori kyq i stabilitetit në këtë pjesë të Serbisë, mirëpo edhe potencial zhvillimorë, duke marrë parasyshë se këtu do të punësohen me mijëra ushtarak profesional.

Kryetari Tadiq, gjatë hapjes solemne, theksoi se, ekzistenca e bazës ushtarake në komunën e Bujanocit është garancion i stabilitetit dhe sigurisë në këtë pjesë të Serbisë. ,,Të gjithë ata që dëshirojnë paqen, stabilitetin, marëdhënie të mira ndërkombëtare dhe stabilitet regjional sot duhet të jenë të lumtur me hapjen e bazës ,,Jug’’. Kryetari i Serbisë theksoi se me hapjen e kësaj baze, nuk do të jenë të lumtur, vetëm ata të cilët nuk dëshirojnë stabilitetin dhe paqen por edhe ata të cilët dëshirojnë që jugu i Serbisë të jetë koridor kontrabandimi dhe teritor nga i cili do të përhapet kriminaliteti i organizuar. Ushtria, sipas fjalëve të tijë, nuk është vetëm garant i stabilitetit dhe integritetit teritorial, por do të jetë edhe element kyq shtetërorë në luftë kundër kriminalitetit të organizuar dhe terorizmit. ,,Pres që baza Jug të jetë një element kyq në kontribut për pregatitjen e ushtrisë sonë në pjesëmarrjen e misioneve paqësore, sepse përgjegjësia ndërkombëtare e Serbisë është një parakusht i kredibilitetit të sajë në botë’’, teksoi Tadiq dhe tha se dy interese strategjike të Serbisë janë: anëtarësimi i Serbisë në UE dhe ruajtja e integritetit teritorial në Kosovë. Sipas fjalëve të tijë, hapja e bazës ,,Jug’’ është e rëndësishme edhe për zhvillimin ekonomik të Serbisë sepse së bashku me Koridorin 10 kjo do të ndikojë në zhvillimin regjional të kësaj pjese të Serbisë.

Kryetari Tadiq poashtu deklaroi se në teritorin e Serbisë kurrë nuk do të ketë baza të huaja ushtarake. Tadiq theksoi se në bazën ushtarake ,,Jug’’ për pjesëmarrje në misione paqësore këtu do të trajnohen edhe pjesëtarët e ushtrive të huaja-por vetëm së bashku me Ushtrinë e Serbisë. Ai prap potencoi rëndësinë e pjesëmarrjes së ustarëve nga Serbia në operacionet e KB për ngritjen e reputacionit të vendit.

Ministri i mbrojtjes Dragan Shutanovac rikujtoi se baza ,,Jug’’ është objekti më i madh dhe më i rëndësishëm infrastrukturorë të silin ka ndërtuar në këto decenie të fundit Ministria e mbrojtjes, duke shtuar se në ndërtimin e sajë janë investuar një miliardë e shtatëqind milion dinarë. Shutanovac paralajmëroi se egsiston mundësia që kjo bazë të zgjerohet edhe për 60 hektarë në mënyrë që kjo të shëndërrohet në qendër për trajnimin e pjesëtarëve për misione ndërkombëtare. ,,Dëshira jonë është që kjo bazë ushtarake të shërbejë si model për ndërtimin e bazave tjera ushtarake në Serbi’’ tha Shutanovac. Duke potencuar rëndësinë bashkëpunimin civilo-ushtarak dhe kontributin e bazës në zhvillimin ekonomik regjional, Shutanovac theksoi se përpos që në këtë bazë do të punësohen qytetarët lokal, qytetarët do të kenë në dispozicion edhe shërbimet e ambulancës së kësaj baze.

Kompleksi në të cilin gjendet baza kapë një sipërfaqe prej 35 hektarësh me 66 objekte, nga të cilat 44 janë objekte të larta ndërtimore, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 22.000 metrash katrorë. Baza duhet t’i sigurojë kushte jetësore për 1000 ushtarë dhe policë, akomodimin e pajisjeve speciale dhe pajisjeve teknike, me anë të së cilës do të rritet gatishmëria luftarake e njësive të cilat kanë detyra specifike në hapësirat e zonës kufitare të sigurisë. Baza, përpos objekteve për akomodimin e personave, pajisjeve dhe teknikës, ka edhe kapacitete të trajnimit, mbështetje logjistike, pushim dhe aktivitete sportive. Në bazë tani janë të vendosur pjesëtarët e batalionit 41 të këmbësorisë të Brigadës së katërt të ushtrisë këmbësorike, të cilët në vitet e kaluara kanë qenë në hapësirat joadekuate të fabrikës së braktisur ,,Crvena zastava’’ në Bujanoc.
Në hapjen solemne të kësaj baze ushtarake kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë Mirko Cvetkoviq, kryesia e e ushtrisë së Serbisë, përfaqësuesit e pushteteve lokale, pjesëtarët diplomatik si dhe anëtarët e korit ushtarako-diplomatik.