Arkiva e lajmeve
                   

24.03.2010

24. mars 2010.

Preshevë – Në suaza të projektit ,,T’i njohim drejtat tona’’, të cilin e finanson Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ndërsa realizohet nga organizata joqeveritare ,,Qendra pë arsimim multikulturor’’, organizon tryezën e rrumbulkakët të dytën me rradhë me temë ,,Konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave’’, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe afër tridhjetë nxënës të shkollave të mesme, kryesisht maturantë.

Kryetari i komunës së Bujanocit i informoi nxënësit e shkollave të mesme mbi rëndësinë e konventave ndërkombëtare të cilat u garantojnë të gjitha të drejtat pakicave duke thënë se është e domosdoshme që të gjithë të njihen me këto të drejta ndërkombëtare dhe së bashku të angazhohen për zgjidhjen e tyre në suaza të shtetit.

Shaip kamberi gjithashtu tha se Këshilli Nacional i Shqipëtarëve u mundëson komunitetit Shqipëtarë sendërtimin e të drejtave të tyre të cilat janë paraparë me ligjin e ri mbi Këshillat Nacionale dhe ate në të gjitha sferat e jetës. Ai theksoi se Këshilli Nacional u mundëson Shqipëtarëve bashkëpunimin e drejtëpërdrejtë me institucionet shtetërore për zgjidhjen e problemeve në sferën e arsimit, kulturës, informimit të pakicave kombëtare në gjuhën e tyre etj.

Shaip Kamberi vlerësoi se zgjedhjet e drejtëpërdrejta për Këshillin Nacional Shqipëtarë janë demokratike.