Arkiva e lajmeve
                   

24. shtator, 2010.

24. shtator 2010.

NË RRETHINËN E BUJANOCIT 400 TONELATË DUHAN

Bujanoc – Në rrethinën e Bujanocit mblidhen fletat e fundit të mbjelljes së sivjetme të duhanit. Janë mbledhë më tepër se 400 tonelatë duhan. Sipas vlerësimeve të para, kualiteti i duhanit është shunmë i lartë, shumë më i mirë se sa vitin e kaluar. Në rretinën e Bujanocit edhe këtë vitë, sikurse  edhe në disa vitet e kaluara, mbjellet duhani fletëshkurtër i llojit ,,prilep’’ dhe ,,jaka’’. Duhani ,,prilep’’ ka përbërë 80% të sipërfaqes së mbjellur me duhan. ,,Jaka’’ tradicionale e Bujanocit vitet e fundit mbillet në një sasi më të vogël se sa në periudhën e kaluar. Këtë vitë 10% më tepër bujqë kanë mbjellë ndërsa për 20% janë rritur sipërfaqet e punuara me duhan.

Duhani do të grumbullohet duke filluar nga pjesa e dytë tetorit. Çmimi i blerjes së duhanit sipas të gjitha gjasave do të jetë i nivelit të vitit të kaluar me një çmim prej përafërsisht 2,5 euro për kilogram. Edhe pse autoritetet ende nuk janë deklaruar për shpalljen e primeve, kultivuesit e duhanit shpresojnë se do të ketë premia dhe se ato do të jenë shtetërore dhe lokale. Komuna e Bujanocit në tri sezonat e fundit stimulon kultivimin e duhanit me permitë e sajë të cilat i marrin kultivuesit të cilët i kanë të regjistruar ekonomitë e tyre bujqësore. Deri më tani premia ka kapur sumën prej 20 dinarë për kilogram duhani.