Arkiva e lajmeve
                   

24. mars. 2010

24. mars 2010.

Zëvendësi i ambasadorit të Gjermanisë Hans Urlih Sudbek gjatë vizitës së tijë në Bujanoc, deklaroi se për të gjithë investitorët potencial më e rëndësishme është stabiliteti politik.

"Në bisedë me të gjithë investitorët potencial gjithmonë egzistonë pyetja primare: a mbretëron në regjion sabiliteti politik, e ne mundemi me përgjegjësi t’u përgjigjemi tek atëher nëse të gjitha etnitetet në Bujanoc bashkëpunojnë në strukturat shtetërore të vendit’’, delaroi Sudbek.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë mbi situatën politike dhe ekonomike që mbretëron në këtë regjion bisedoi me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin si dhe me përfaqësuesit politik të Shqipëtarëve në Preshevë.

,,Zgjidhja e problemeve ekonomike është problemi numër një në mënyrë që të vie deri te rritja e standardit të të gjthë qytetarëve të cilët jetojnë në këto treva. Ambasada e Gjermanisë është e interesuar për stabilitet dhe prosperitet në këtë regjion, mbështesim zgjerimin e koalicionit udhëheqës me kyqjen edhe të partive politike serbe’’, deklaroi Sudbek. Ai potencoi se me ,,formimin e pushtetit multietnik në Bujanoc do të krijohet stabiliteti politik i cili do të jetë më favorizues për një zhvillim ekonomik’’.

,,Është një gjë e mirë që Shqipëtarët së shpejti do ta formojnë Këshillin Nacional dhe shpresojmë se në këtë proces do të kyqen të gjitha partitë politike Shqipëtare, që me forca të përbashkëta t’i shfrytëzojnë mundësitë për kyqjen në strukturat shtetërore të Serbisë’’, deklaroi Sudbek.

Zëvendësambasadori i Republikës së Gjermanisë në Beograd gjatë vizitës së tijë në këto dy komuna ka biseduar me përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare nga Gjermania të cilat veprojnë në këtë pjesë  të Serbisë, siq janë: ,,HELP’’, ABO dhe Fondacioni Kristijan Shvarc-Shiling.