Arkiva e lajmeve
                   

23.3.2010.

23. mars 2010.

Qendra për medijim në konfliktet ekonomike, e cila është hapur javën e kaluar pranë Agjensionit Regjional në dhomën ekonomike në Leskoc, duhet të ndërmjetësojë në zgjidhjen e problemeve të përditshme të subjekteve ekonomike në 13 komunat e regjionit të Pçinjës dhe të Jabllanicës. Problemet në ekonominë e Serbisë jugore janë të mëdha ashtuqë për zgjidhjen e tyre nevojitet më tepër këmbëngulje dhe durim, ndërsa qendra për medijim për konflikte ekonomike duhet të ndihmojë në këtë drejtim.

Kjo është qendra e parë e këtijë lloji e cila është hapur në Serbi ndërsa me zgjidhjen e këtyre problemeve duhet të merren tre medijatorë. Sipas vlerësimit të Goran Joviqit, kryetarit të odës Regjionale ekonomike në Leskoc, ky institucion do të ndihmojë në zgjidhjen e shpejtë të problemeve aktuale ekonomike, posaqërisht në zgjidhjen e problemeve të marëdhënieve në mes të kredituesve dhe të kredituarëve të subjeteve juridike në atë mënyrë që të shmangen procedurat e gjata dhe të shtrenjta gjyqësore, të cilat në Serbinë jugore janë të shumta.