Arkiva e lajmeve
                   

23.09.2009

23. shtator 2009.

Ndihmësministri i mjedisit jetësorë dhe i panifikimit hapësinorë Aleksandar Vesiq deklaroi dje se në sferën e ekologjisë janë të domosdoshme reformat jo vetëm në nivelin nacional por edhe në nivelin lokal. ,,Në kuadër të pushteteve lokale duhet të egzistojnë shërbimet të cilat do të merren me ruajtjen e ambientit jetësorë’’, deklaroi Vesiq në konferencën të organizuar të suaza të projektit ,,Siguria lokale ekologjike’’. Ai theksoi se ligjet të cilat Serbia duhet t’i përshtatë me ligjet e Unionit Europian, 30% i përkasin ruajtjes së ambientit jetësorë, dhe se rreziku më i madh për ekologjinë është ndotja industriale. Zëvendësi i kryeshefit të misionit të OSBE-së në Serbi, Tomas Mur, i cili ndihmoi në realizimin e këtijë projekti, theksoi se lumenjtë në Serbi janë tepër të ndotur, sidomos në pjesën jugore të Serbisë, e njëherit shërbejnë për hudhjen e mbeturinave.

Kryeshefja e repartit për pyetje teknike pran koorporatës Italiane për zhvillim Ana Zabrano, u ofroi ndihmë përfaqësuesve të komunave në projektet të cilat kanë të bëjnë me furnizimin e ujit si dhe për deponimin e mbeturinave. Ajo deklaroi se me projektin e realizuar mbi sigurimin ekologjik lokal, kemi arritur të lartësojmë vetëdijen e qytetarëve dhe administratës në nivelin lokal për këtë problem aq të rëndësishëm. Zambrano potencoi se projekti është realizuar në shtatë pilot-komuna ku përfshihen Vranja, Prokupla, Prijepola, Piroti, Medvegja, Leskoci dhe Bujanoci.