Arkiva e lajmeve
                   

23. shtator 2010.

23. shtator 2010.

PROJEKTI „QYTETARËT AKTIV“

Beograd – Ministresha për rini dhe sport Snezhana Samarxhiq Markoviq dhe drejtori i këshillit Britanik Endrew Glas nesër do të nënshkruajnë memorandumin mbi bashkëpunimin në projektin ,,Qytetarët aktiv''. Me atë rastë do të nënshkruhet edhe memorandumi mbi bashkëpunimin e këshillit Britanik me 13 qytete  dhe komuna, të cilat në tri vitet e ardhshme do të marrin pjesë në këtë projekt. Në  mes të qyteteve dhe komunave të cilat dë të nënshkruajnë këtë projekt janë Ivanjica, Klladova, Knjazhevci, Krushevci, Llajkovci, Novi Pazari, Priboji dhe Presheva, thuhet në komunikatë. Projekti ,,Qytetarët aktiv'' përmes punëtorive për të rinjë, projekteve të dobishme shoqërore si dhe përmes programeve të këmbimeve ndërkombëtare dhe rrjetit do t'i mundësojë zhvillimin dhe përkrahjen e aktiviteteve të udhëheqësve të rinj nga komunitetet lokale. Është planifikuar që përmes programit, i cili është fokusuar në dialogun interkulturorë dhe bashkimit shoqërorë, të ndjekin më tepër se 700 pjesëmarrës dhe 30 liderë nga zyret e të rinjëve. Vizioni i këtijë projekti është një botë ku të rinjët do të njohin potencialet e tyre dhe do të angazhohen me qëllim të zhvillimit të komuniteteve të tyre, si në nivelin lokal poashtu edhe në nivelin ndërkombëtarë.