Arkiva e lajmeve
                   

222 MILION DINARË : PROJEKTE TË REJA PËR BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË

24. janar 2013.

Burimi: Tanjug / Sipas të dhënave nga Trupi Koordinues për Preshevë për vitin 2012. janë ndarë 102.5 milion dinarë, për Bujanoc 90.7 milion dinarë dhe për Medvegjë 28,8 milion dinarë. Projektet më të rëndësishme janë: materniteti jashtëspitalor dhe Fakulteti Ekonomik.

Shërbimi i trupi Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë vitin e kaluar ka investuar 222.milion dinar në përmirsimin e jetës së qytetarëve dhe, në proporcion me fondet, në përputhje të plotë me detyrat e planifikuara në vitin 2012.

Ky shërbim njoftoi se, nëpërmjet projekteve të ndryshme në komunën e Preshevës në vitin 2012. janë dhënë 102.5, milion dinarë,  në Bujanoc  90,7 milion dinarë   si dhe në Medvegjë 28,8 milion dinarë. Projektet më të rëndësishme të organit të shtetit përfshijë ndërtimin e fazës së parë të maternitetit jashtëspitalor  në Preshevë dhe përgaditja e lokacionit të ndërtimit të departametit  të fakultetit Ekonomik të Suboticës, i cili do të përfundojë këtë vit.

“Në Shërbim, ne jemi krenarë veçanërisht për faktin se, për herë të parë në zhvillimin ekonomik të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe krijimin e vendeve të reja të punës, fonde të pakthyeshme 40 milion dinarë," sipas informacionit

Shërbimi, në dy vitet e fundit, ka siguruar që në gjuhën shqipe janë të përkthyera 77 libra për nxënësit e shkollave fillore dhe për studentët shqiptarë të Universitetit të Novi Sadit, siguroi 32 bursa.

Gjithashtu duke pasur parasysh se në katër vitet e fundit, më shumë se 800 nxënës të shkollave të mesme pa prindër si dhe familjet sociale të rrezikuara, shfrytëzuan bursat e Trupit Koordinues, ështe hera e parë që këtë vit,  falemnderojm për mbështetjen Ambasadën  e Britanisë së Madhe,  për organizimin e 300 shqiptarëve për Shkollën pa pages të gjuhës sërbe.

Premtimi i Shërbimit, që këtë vit, në përputhje me mjetet që janë do t’i siguron  Qeveria e Sërbisë,  të vazhdojë të përmirësohet kushtet e jetës së rreth 100.000 serbëve, shqiptarëve, romëve dhe qytetarëve të tjerë të tre komunave

Aktualisht është e qartë se Bujanoc në vitin 2013. do të përfitoj një ndërtesë të re të Fakultetit Ekonomik, dhe që në Preshevë do të jetë në shërbim materniteti jashtëspitalor i nevojshëm.

Shërbimi i Trupit Koordinues njofton se në këtë vit për zhvillimin ekonomik, do të krijoj vende të reja të punës si në Bujanoc, Preshevë dhe Mevdegjë 60 milion dinarë fonde të pakthyeshme.

 “ Në vitin 2013 do të përkthehen të gjitha librat për vitin e tretë dhe të katërt të fakultetit Ekonomik dhe do të sigurohen të gjitha librat për arsimin  parashkoll dhe fillor”, njoftoi ky shërbim.

“Në këtë Shërbim ne jemi veçanërisht krenarë për faktin se, për here të parë në zhvillimin ekonomik të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe  hapjen e vendeve të reja të punës, fonde të pakthyeshme prej 40 milion dinarë”, thuhet në informacion.