Arkiva e lajmeve
                   

22.3.2010.

22. mars 2010.

Në suaza të realizimit të projektit ,,Dhënia i shërbimeve më të mira në nivelin lokal’’ (DILS), ministria Republikane e shëndetësisë sot në Nish organizon trajnimin mbi kompetencat e qeverive lokale në sferën e përkujdesjes shëndetësore, dhe ate për kryetarët e kuvendeve komunale, përfaqësuesit e këshillave lokale, kryeshefat e komunave, kryeshefat e departamenteve si dhe referentët të angazhuar në shërbimet e mbrojtjes shëndetësore dhe finansiare nga Nishi, Medvegja, Lebane, Vranja, Bela Palanka, Dimitrovgradi, Vlasotinca, Knjazhevci, Zajeçari, Kladova, Dolevci dhe Bllaca. Në punën e këtij takimi do të marrin pjesë edhe drejtorët e shtëpive të shëndetit dhe të institutit të shëndetit publik nga qytetet e lartëpërmendura.

Qëllimi i këtij trajnimi është njohja e rregulativës ligjore nga sfera e përkujdesjes shëndetësore, mënyra e finansimit dhe projektet e Ministrisë së shëndetit në të cilat mundë të konkurojnë shtëpitë e shëndetit, organizatat joqeveritare, shoqatat dhe pushteti lokal, njohja me kompetencat e kontekstit për integrime në BE si dhe mundësinë e konkurimit për PIA projektet në nivelin lokal.