Arkiva e lajmeve
                   

22.04.2009

22. prill 2009.

Përfaqësuesit e nëntë stacioneve raditelevizive nga shtatë komunat e regjionit të Pçinjës kanë rënë dakord që të nënshkruajnë kontratën mbi bashkëpunimin e formimit të një hapësire të përbashkët në regjionin e Serbisë Jugore. Kontratën për bashkëpunim do ta nënshkruajnë TV ,,Aldi’’ nga Presheva, RTV ,,Bosilegrad’’ nga Bosilegradi, Radio ,,Gold’’ nga Surdulica, ,,Ema Radio’’ nga Bujanoci, Radio ,,Iskon’’ nga Vranja, ,,Nezavisna TV 017’’ nga Vranja, RTV ,,Spektri’’ nga Bujanoci, ,,Radio Trgoviste’’ nga Trgovishtja dhe ,,Radio Han’’ nga Vlladiqin Hani.

Në fazën e parë të bashkëpunimit, emituesit kanë rënë dakord që qdo ditë të punës redaksionit të përbashkët të Media Qendrës në Vranjë, sipas kuotës së konfirmuar, deri ora 13.00 t’i dërgohen emituesit prej një deri në tri lajme aktuale ditore.Më së fundi deri ora 13.00, të gjithë emituesit që janë të kyqur në sistem do të pranojnë nga 18 lajme nga shtatë komunat e regjionit të Pçinjës.