Arkiva e lajmeve
                   

2010-05-04

4. maj 2010.

Këtë vitë 40 qytetarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja u kanë dërguar ankesa shërbimit profesional të Ombudspersonit republikan për punën e joprofesionale të punëtorëve të pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale.

Mbrojtësi republikan i qytetarëve Sasha Jankoviq tha se, për këtë numër të vogël ankesash në Sebinë jugore është informimi jo i mjaftueshëm i qytetarëve dhe largësia nga institucionet republikane, e jo arsyeja që nuk kanë probleme, dhe se për ate është e patjetërsueshme promovimi i kontakteve me qytetarë.

,,Në Medvegjë disa probleme i kemi zgjidhur për arsye se pas pranimit të ankesave kemi biseduar me përfaqësuesit e pushtetit lokal’’ ka thënë Sasha Jankoviq gjatë vizitës së tijë në Serbinë jugore.
Zyret e Ombudspersonit republikan është dashur që të hapen në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë deri në fundë të vitit të kaluar, mirëpo ajo nuk ka ndodhë për arsye se ende nuk kemi kuadro të aftësuar për këtë punë, për këtë arsye konkursi i vitit të kaluar ka dështuar.

Mbrojtësi i qytetarëve Sasha Jankoviq theksoi se derisa të hapen zyret në këto tri komuna, shërbimi profesional i zyres së Ombudsmanit republikan qdo muaj do të qëndrojnë në Serbinë jugore ku do të pranojnë ankesat e qytetarëve – nga dy ditë në Preshevë dhe Bujanoc dhe një ditë në Medvegjë. Këto tri komuna do të jenë të vetmet komuna në Serbi të cilat do t’i kenë zyret e Ombudspersonit jasht Beogradit.