Arkiva e lajmeve
                   

20.11.2009

20. nëntor 2009.

Qendra Novosadase për regjonalizim dje ka prezentuar Doracakun për sendërtimin sa më të mirë të të drejtave të pakicave në nivelin lokal. Dejtori i Qendrës Aleksandar Popov tha se qëllimi i doracakut është që përfaqësuesve të pushteteve lokale dhe pakicave kombëtare t’prezentoj rregullat mbi punën e pushteteve lokale, pozitën e pakicave  si dhe mekanizmat e sendërtimit të të drejtave të pakicave. Ai deklaroi se gjatë vitit 2010 doracaku do të distribuohet dhe promovohet në të gjitha 68 pushtetet multietnike në Serbi.

,,Problemi më i madh në disa nga këto pushtete lokale është mungesa e vetëdijes politike rreth problemeve dhe nevojave për sendërtimin e institucioneve të cilat merren me të drejtat e pakicave dhe cilat janë detat e pushteteve lokale’’, theksoi Popov.