Arkiva e lajmeve
                   

20. shkurtë 2009.

20. shkurt 2009.

Banka Botërore dhe Republika e Sërbisë kanë nënshkruar marrëveshjen rreth kreditimit nga kjo bankë në një sumë prej 388 milionë euro për përfundimit të punëve në koridorin 10, ka lajmëruar ky institucion finansiar.

Banka do të marrë pjesë në finansimin e 84 km autostradës në mes të Prosekës dhe Dimitrovgradit, si dhe 74 km autostradë prej Leskocit deri në Levosojë në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kurse suma tjetër e nevojshme do të sigurohet nga Helenik plani dhe kreditimi në bankat tjera ndërkombëtare.

Pritet që detajet dhe marrëveshja e finansimit nga Banka Botërore të bëhet deri në fund të prillit të vitit 2009. Banka Botërore pret që punët në këto dy drejtime të zgjasin katër deri në pes vite.

Banka Botërore ndjehet krenare që u ka dhënë rasti që të marrë rolin kryesorë në ndihmën dhënë Qeverisë së Sërbisë në rregullimin e infrastrukturës në këto koridore shumë të rëndësishëm. Këto dy koridore përbëjnë dy hallka të cilat mungojnë në rrjetin e autostradave në këtë regjion.

Pritet që ndërtimi i kësaj rruge do të ndihmojë shumë në zhvillimin ekonomik si të Sërbisë Jugore poashtu edhe të Republikës së Sërbisë në përgjithësi. Pos kësajë, projektet e mëdha infrastrukturale kanë rëndësi të veqantë në zbutjen e efekteve të krizës ekonomike – deklaroi Martin Hemfris, drejtuesi i këtij projekti pranë Bankës Botërore.