Arkiva e lajmeve
                   

20. janar. 2010

20. janar 2011.

Qëllimi i Trupit Koordinues është jeta më e mirë dhe më kualitative


Beograd – Me qëllim të sigurimit të paqes, ndërsa tash në shërbim të jetës dhe kualitetit më të mirë në atë pjesë të Serbisë, më 16 dhjetorë të vitit 2002 në Bujanoc, në takimin e përbashkët të qeverisë së RF të Jugosllavisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë është formuar Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari i parë i këtij trupi ka qenë Nebojsha Çoviq i cili këtë funksion e ka kryer që nga dhjetori i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2005, pastaj Rasim Lajiq prej shtatorit të vitit 2005 deri në gusht të vitit 2008 ndërsa në shtatorë të vitit 2008 si kryeatarë i Trupit Koordinues është zgjedhur Milan Markoviq i cili njëherit është kryetarë i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale.

Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për këto tri komuna Nenad Gjurgjeviq theksoi se në momentin e formimit, si prioritet i Qeverisë ka qenë siguria në Serbinë jugore, ndërsa sot si prioritet është zhvillimi i infrastrukturës, krijimi i kushteve për arsimim dhe jetë më të mirë për qytetarët e të gjitha komuniteteve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

,,Çelësi i aktiviteteve tona në vitet e ardhshme do të jetë arsimimi i rinisë. Vitin e ardhshëm do të hapet paralelja e fakultetit të Nishit në Bujanoc dhe Preshevë’’, theksoi Gjurgjeviq, duke përkujtuar se vitin e kaluar në Medvegjë është hapur paralelja e fakultetit të drejtësisë dhe fakultetit ekonomik.

Gjurgjeviq si sukses të madh përmendi edhe formimin e pushtetit multietnik në Bujanoc në tetorë të vitit 2010 dhe pret që një  gjë e tillë do të arrihet edhe në Preshevë.

,,Për ne është me rëndësi komunikimi jo vetëm partive shqipëtare dhe pushtetit lokal por i të gjithë qytetarëve në drejtim të institucioneve të Serbisë Qendrore dhe Vojvodinës’’, theksoi Gjurgjeviq.

Sipas fjalëve të tijë, Trupi Koordinues ka luajtur një rol të rëndësishëm për formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve në gusht të vitit të kaluar dhe kjo paraqet një hallkë lidhëse në mes të komunitetit Shqipëtarë dhe institucioneve në Beograd apo Qeverisë së Republikës së Serbisë.