Arkiva e lajmeve
                   

20. 05. 2009

20. maj 2009.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të komunës së Preshevës vie deri te ndërrimi i udhëheqjes komunale të cilën e përbënin Partia për Veprin Demokratik (13  këshillëtarë) e Riza Halimit dhe Partia Demokratike Shqipëtare (12 këshillëtarë) të Ragmi Mustafës. Koalicionin e ri me shumicë do ta përbëjnë Partija Demokratike Shqipëtare (12 këshillëtarë), Unioni Demokratik i Luginës (5 këshillëtarë) të Dr. Skënder Destanit, Grupi i qytetarëve (4 klshillëtarë) të Rahmi Zulfiut. Nga 38 këshillëtarë që e përbëjnë parlamentin lokal, 21 do të jenë nga koalicioni i cili edhe do të ketë shumicën. Në vend të Nadër Sadikut nga Partia për Veprim Demokratik, kryetarë i ri i komunës së Preshevës do të jetë Ragmi Mustafa nga Partia Demokratike Shqipëtare. Në vend të kryetarit të kuvendit komunal të cilin post deri më tani e ka udhëhequr Ragmi Mustafa do të emërohet lideri i Unionit Demokratik të Luginës Dr. Skënder Destani. Njohësit e mirë të politikës lokale thonë se deri te ndërrimi i udhëheqjes ka ardhur për shkak të mospajtimit të partnerit të koalicionit të Partisë Demokratike Shqipëtare me veprimet e liderit të Partisë për Veprim Demokratik e njëherit edhe deputet popullorë Riza Halimit.