Arkiva e lajmeve
                   

20. 05. 2009.

20. maj 2009.

Kryetari i Trupit Koordinues për Serbinë jugore Milan Markoviq deklaroi dje se me formimin e qeverisë multietnike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë u vërejt tensioni në atë pjesë të Serbisë. Markoviq në mbledhjen e Këshillit për raporte ndëretnike në të cilën u diskutua për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Bujanoc, deklaroi se formimi i qeverisë multietnike në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë është supozim për një jetë të qetë, punë stabile dhe raporte të mira në këto komuna. Qeveritë multietnike, sipas Milan Markoviqit, do të jenë pasqyrë e përbërjes së strukturës etnike në këto komuna. Sipas fjalëve së tijë, problemi është se përfaqësuesit Serb nuk marrin pjesë në Qeverinë lokale si dhe punohet më tepër në përfshirjen e Shqipëtarëve dhe Romëve në institucionet republikane. Markoviq i cili është edhe ministër i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale, deklaroi se propozimi i tij ka qenë që të nënshkruhet Marrëveshja për pjesëmarrjen e Serbëve në Qeverinë lokale kurse në të njëjtën kohë punohet në integrimin e Shqipëtarëve në institucionet republikane. ,,Vetëm me angazhim të përbashkët mundemi të mposhtim situatën e komplikuar politike’’, deklaroi Markoviq dhe shtoi se sipas propozimit të tij Qeveria lokale të Preshevës duhet të jenë të përfaqësuar me 10% Serb kurse në Qeveria e Bujanocit me 35%. Situata në Serbinë Jugore, sipas fjalëve të tij, edhe më tepër komplikohet nga situata e rëndë ekonomike, situata në Kosovë si dhe zvoglimi i buxhetit të Qeverisë ndaj Trupit Koordinues.