Arkiva e lajmeve
                   

20 tetorë 2009

20. tetor 2009.

Përfaqësuesit e programit të USAID-it për ekonomi të sigurt  do të nënshkruajnë kontratën për donacion me agjensionin për zhvillim të Bujanocit dhe Preshevës. Agjensioni do të udhëheqë grupin e afaristëve nga Serbia jugore dhe Sanxhaku në panairin ndërkombëtarë të bujqësisë i cili mbahet në Prishtinë.

USAID-I tetë afaristët do t’i ndihmojë me 26.000 dollarë. Në Prishtinë është paraparë prezentimi i përbashkët i ,,Moravka’’ nga Leskoci, ,,Doda’’, ,,Fluidi’’ dhe ,,Fontana’’ nga Presheva, ,,Nutriko’’ nga Vranja, ,,Veliqkoviq’’ nga Surdulica, ,,Bivoda’’ nga Bujanoci dhe ,,Turkoviq’’ nga Sjenica.

Programi USAID-it për ekonomi të sigurt promovon zhvillimin ekonomik në komunat më të pazhvilluara të Serbisë permes përkrahjes së sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.