Arkiva e lajmeve
                   

19.12.2009.

19. dhjetor 2009.

Verica Kallanoviq, ministresh për Planin nacional investues, eshte takuar dje në Bujanoc me kryetarët e 40 komunave më të pazhvilluara në Serbi. Në tubim u fol për realizimin e projekteve në këtë vit dhe për planet për vitin tjetër.

“jam i lumtur me bashkupinimin që kam me ju, edhe pse kjo e tëra ka mundur të jetë edhe shumë më mirë dhe shumë më tepër. Prej 148 projekteve të lejuara për nëntë muaj në tërësi janë realizuar 67, ndërsa 47 projekte janë përfunduar me shkallë 50%. Pres që vitin e ardhshëm të gjithë të përpiqemi më tepër. Edhe ne në Ministri, por edhe ju në mjediset tuaja” tha ministresh Kallanoviq.

Ajo më së shumti vërejtje pati në mosazhuritetin e vetadministratave lokale, angazhimin e pamjaftueshëm të disa prej kryetarëve të komunave, dërgimi i dokumentacionit jo të kompletuar.
“ ka pasur komuna të cilat nuk i kanë shfrytëzuar as edhe një dinar të vetëm, sepse për projektet e tyre nuk kanë mundur të dërgojnë dokumentacionin e kompletuar, edhe përkundër se kanë pasur afat gjashtë muaj. Kjo është e pakuptueshme” tha Kallanoviqja.

Për këtë prej dy miliardë dinarëve, aq sa komunat më të pazhvilluara në Serbi kanë pasur në diskonim, këtë vit për objektet e infrastrukturës janë shpenzuar vetëm se një miliardë dinarë.