Arkiva e lajmeve
                   

18.12.2009

18. dhjetor 2009.

Mbrojtësi i qytetarëve të Serbisë Sasha Jankoviq do të qëndroj në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë më 22 dhe 23 dhjetor gjatë së cilës do të pranoj ankesat e qytetarëve për punën joligjore apo jo të rregullt të organeve të administratës. Jankoviqi me bashkëpunëtorë do t’i pranoj qytetarëve, nga ora 8,30 deri në ora 17.00, më 22 dhjetor në Bujanoc, ndërsa më 23 dhjetor në Preshevë dhe në Qendrën kulturore në Medvegjë, është njoftuar nga kabineti i tij.

Mbrojtësi i qytetarëve më parë kishte marrë vendim mbi hapjen e zyrave lokale në tri komunat e jugut të Serbisë. Deri sa në Shërbimin profesional të Mbrojtësit të qytetarëve nuk pranohen kuadrot lokale, Jankoviqi me bashkëpunëtor një herë në muaj do të qëndroj në jug të Serbisë.