Arkiva e lajmeve
                   

18.11.2009

18. nëntor 2009.

Përpos qirasë së favorshme të hapësirës afariste për inkubator të biznesit, afaristët nga Medvegja, mundë të llogarisin edhe në ndihmën profesionale për trajnim, marketing dhe kontabilitet. Biznis inkubatori shtrihet në 10.000 metra katrorë, ndërsa mjetet për ndërtimin, në shumë prej 20 milion dinarë, janë siguruar prej PNI. Përparësi në fillimin e punës do të kenë personat e papunë dhe ndërmarrësit e rinjë.

Ndërmarrësve do t’i ofrohet shtatë lokale me paisje të kompletuara përcjellëse, secili me sipërfaqe prej 98 metra katror, ndërsa ekziston edhe mundësia e përshtatjes së hapësirës kundrejt nevojave konkrete. Në inkubatorin e biznesit deri në fund të këtij viti do të gjenden ndërmarrje prodhuese dhe shërbyese si dhe punëtoritë.

Dejan Simiq, shef i Zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Medvegjë, thotë se ndërmarrësit dhe banorët e papunësuar të Komunës së Medvegjës do të fitojnë hapësira të nevojshme për fillimin e procesit afarist si dhe ndihmë për aftësim, informim dhe hartimin e planit të biznesit.