Arkiva e lajmeve
                   

18.05.2010.

18. maj 2010.

LLOZNICË– Nën organizimin e qendrës së Lloznicës për kulturë ,,Vuk Karaxhiq’’, prej 19 e deri më 23 maj në Trshiq dhe Lloznicë do të mbahet ,,Vukov Sabori’’ i 39-ti me radhë. Në ditën e hapjes së manifestimit, në shtëpinë e kulturës koncert solistik do të mbajë Momir Novakoviq, kampion botërorë në harmonikë. Në festivalin e nxënësve të 39 me radhë të ,,Vukov Sabor-it’’, do të marrin pjesë fëmijët nga Presheva dhe Bujanoci të cilët do të japin çfaqjen me titull ,,Ti dhe unë jemi ne’’. Edhe këtë herë nuk do të mungojë defilimi i pjesëmarrësve përgjatë rrugëve të Lloznicës si dhe koncertet e ansamblave folklorike si dhe punëtorive artistike.

,,Tradicionalisht, në Trshiq do të mbahen garat republikane nga gjuha dhe letërsia serbe për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa mysafir të programit kryesorë më 22 maj do të jenë artistët e tetrit beogradas ,,Boshko Buha’’ me çfaqjen e tyre ,,Lepuri i kaltër’’. Do të organizojmë edhe prezentimin e çmimit letrarë ,,Politikin zabavnik’’, ndërsa fëmijët nga Gradishka (Republika Serbe) do të prezentojnë ,,Dita për të rinjë’’ para shtëpisë-përkujtimore të Vukut – ka thën Dajana Gjedoviq, drejtoresha e Qendrës për kulturë.