Arkiva e lajmeve
                   

18.04.2009

18. prill 2009.

Kryetari i komunës së Preshevës Nadër Sadiku deklaroi se Shqipëtarët  e komunave të Bujanocit dhe Preshevës presin përparim në punën e Trupit Koordinues pas përfshirjes së përfaqësuesve shqipëtarë në punën e kryesisë së këtij trupi.
Sadiku deklaroi se Shqipëtarët janë të kënaqur me zgjedhjen e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberit si nënkryetarë të Trupit Koordinues. ,,Të mërkurën në mbledhjen e mbajtur në Beograd, në seancën konsitutive të Trupit Koordinues, miratuam rregulloren mbi punën e Trupit Koordinues si dhe arritëm pajtueshmëri mbi punën e komisionit e cila do të merret me zgjidhjen e problemeve të caktuara’’, deklaroi Sadiku. Sipas fjalëve të tij, Shqipëtarët janë të kënaqur me reorganizimin e Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë për arsye se vendimet dhe të gjitha problemet do të zgjidhen me konsenzus.