Arkiva e lajmeve
                   

18. 09. 2009

18. shtator 2009.

Zyret e ombudsmanit republikan do të hapen në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë deri në fundë të këtij viti. Secila nga këto zyre do të punojë në ditët e caktuara, kurse në ndërkohë hapësirat e këtyre zyreve do të përdoren për qëllime të tjera. Të punësuarit në këto zyre do të jenë pjesë e shërbimit të ombudsmanit të angazhuar për kontakte me qytetarët dhe për pranimin e ankesave kurse në konkurs do të jenë posaqërisht të motivuar të lajmërohen pjesëtarët e pakicave kombëtare.

Zyret në Serbinë jugore do të jenë ,,filiale’’ të para të këtij lloji të ombudsmanit dhe tash për tash nuk është në planë hapja e zyreve të reja.  UNDP dhe OSBE-ja në Serbi duhet të ndihmojë në hapjen e filialeve të reja.

Mbrojtësi i qytetarëve Sasha Jankoviq mendon se ,,njëri prej problemeve kyqe për realizimin e të drejtave të qytetarëve është afërsia jo e barabartë e institucioneve ndaj qytetarëve’’

Prej më se dhjetë mijë ankesave qu u janë dërguar ombudsmanit, vetëm disa dhjetëra janë nga Serbia jugore. Jankoviq theksoi se arsyeja për numër kaq të vogël të ankesave është fakti që qytetarët nuk janë të informuar sa duhet, pastaj largësia nga institucionet republikane, e jo jeta idile dhe pa probleme. Për ate është i domosdoshëm avancimi i kontakteve në mes të qytetarëve dhe shteti