Arkiva e lajmeve
                   

17.1.2011. - GAZETARËT NGA SERBIA JUGORE NË LIDHJE TË DREJTËPËDREJTË ME BRUKSELIN DHE VASHINGTONIN

17. janar 2011.

Vranjë – “Gazetarët e mediave lokale dhe ato qendrore nga Serbia jugore së shpejti do të jenë në gjendje të kenë lajmet e tyre qendrore, për arsye se do të kenë mundësi që drejtëpërsëdrejti përmes video linqeve të kontaktojnë me përfaqësuesit e lartë të NATO-s dhe KB në Bruksel dhe Vashington’’, theksoi Nadica Stoshiq, kryetare e OJQ ,,Inicijativa Për integrime’’. Ajo shtoi se ky projekt do të realizohet me Diplomacinë publike të NATO-s gjatë muajit shkurt të vitit 2011.

Në këtë mënyrë, siq thonë në ,,Inisiativën për integrime’’, organizata e vetme e sektorit civil e cila merret me integrimet euroatlantike në këtë regjion të ndjeshëm të Serbisë jugore, presin afirmimin e këtij regjioni i cili kufizohet me Bullgarinë dhe Maqedoninë si dhe linjën administrative me Kosovën.

Ky do të jetë rasti që të rritet kapaciteti informativ rreth zhvillimeve aktuale në NATO por edhe në Kombet e Bashkuara në suaza të sigurisë jo vetëm në Ballkan por edhe në tërë botën, gjë e cila deri më tani nuk  ka qenë e mundur, theksojnë në këtë OJQ.