Arkiva e lajmeve
                   

17.1.2011. - FILLON AKSIONI I DEMINIMIT TË SERBISË

17. janar 2011.

Rrethina e Paraqinit, Kopaonikut, Preshevës, Bujanocit dhe Kurshumlisë si dhe porti Prahovo, janë lokacionet në të cilat do të punohet për deminimin e terenit nga projektilat shpërthyes të paeksploduar në vitin 2011.

Pastrimi i këtyre tereneve fillon në mesin e marsit, kur agjensioni shtetërorë rus ,,Emerkom’’ do të vazhojë punët e filluara, ndërsa është në planë që nga projektilet e paeksploduara të pastrohen 55 hektarë në rrethin e magazinës së atëhershme ushtarake në Paraqin. Petar Mihajloviq, drejtor i qendrës për deminim theksoi se ky projekt finansohet nga Qeveria e Rusisë.

Puna tjetër është deminimi i terenit nga projektilat e paeksploduara në Kopaonik ndërsa pastrimi i terenit të Kopaonikut do të kryhet duke i falënderuar donacionit të Qeverisë së SHBA-ve e cila finanson përmes fondit Ndërkombëtarë për deminim dhe ndihmë viktimave nga minat.

Në agjendën e Qendrës për deminim është edhe pasrimi i Serbisë jugore. Qeveria në Oslo, përmes Ministrisë së punëve të jashtme ka donuar rreth 27,6 milionë kruna norvegjeze (rreth 3,5 milionë euro) për pastrimin e teerenit nga minat e paeksploduara në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Kurshumlisë. Puna për pastrimin e rreth 430 hektarëve nga minat e paeksploduara pritet të përfundojë gjatë vitit 2011 dhe 2012.

,,Punët në teren do t’i kryej Ndihma e popullit Norvegjez me ndihmën e ekspertëve nga Serbia. Detyrën për mbikqyrje dhe projekte do ta ketë Qendra serbe për deminime. Në procedurë është edhe Memorandumi i mirëkuptimit në  mes të ndihmës popullore Norvegjeze, Qendrës për deminim dhe Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë’’, deklaroi Mihajloviq.