Arkiva e lajmeve
                   

16.9.2010.

17. shtator 2010.

11. Polifonia BITEF

“Arti dhe teatri – komunitete për jetë” është emërtimi i BITEF polifonisë së 11-të, program përcjellës i BITEF - it, të cilin sot në ora 12:00 e hap projekti i teatrit Mimart “Llimes” në entin e kulturës “Parobrod”. Theksi i polifonisë së sivjetme është në punëtoritë e hapura dhe në prezantimet interaktive.

“Në qendër të Polifonisë së sivjetme janë ato forma të teatrit të cilat drejtpërsëdrejti pasqyrohen në komunitetin e teatrit, teatrin e arsimimit dhe të teatrit për dialog interkulturor. Theksi nuk është te shfaqjet, por në punëtoritë dhe prezantimet në kuadër të të cilave është mundësuar dialogu dhe komunikimi i drejtpërdrejtë dhe këmbimi i dijes dhe i përvojave si dhe krijimi i projekteve të përbashkëta”, thotë Lubica Ristiq – Belanski, themeluese dhe redaktore e polifonisë së BITEF-it.

Projekti “Ti dhe unë jemi ne”, të cilin e ka përkrahur Shërbimi i Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, punëtoria e hapur “Forum” i teatrit “Komuniteti i teatrove për rritje pa dhunë” dhe “Familja e rrjedhave të pastra Brezovicë”, teatrit “Rubikon” nga Rijeka, këto janë vetëm se pjesë e programit dhe pjesëmarrësve të Polifonisë së sivjetme të cilin do ta përmbyll projekti “Duhet punuar – pakoja për Çehovin”.

Programi i Polifonisë, mbahet çdo ditë deri më 25 shtator, me fillim në ora 12:30, në skenën e entit për kulturë “Vuk Karaxhiq”.