Arkiva e lajmeve
                   

15.10.2010.

15. tetor 2010.

Pas dy vitesh marrëveshja mbi formimin e pushtetit multietnik në Bujanoc

BUJANOC – Serbët dhe Shqipëtarët pas dy vitesh negociatash më në fundë ranë dakord për formimin e një qeverie multietnike.
Partitë të cilat përfaqësojnë serbët në koalicionin e ardhshëm udhëheqës kanë marrë postin e zv/kryetrit të komunës, zv/kryetarit të kuvendit komunal, tre kryeshefa, katër anëtarë të këshillit komunal, zv/drejtorin e Shtëpisë së shëndetit, drejtorë në barnatoren e qytetit si dhe shumicën në këshillat drejtuese ku do të kenë drejtorë.

,,Kemi ofruar edhe dy poste të drejtorëve në ndërmarrjet publike në mënyrë që sa më shpejtë të formohet qeveria multietnike, sepse kjo është mënyra më e lehtë që Bujanoci të konkurojë për projekte’’, deklaroi Jonuz Musliu, kryetarë i Kuvendit Komunal.

Është hapur rruga për konkurim në mjetet e fondeve të BE, aprovimit të buxhetit për vitin e  ardhshëm dhe qka është më me rëndësi, shpenzimi i baraspeshuar ka qernë motiv nga ana e serbëve që të pranojnë ofertën e ofruar.

Ratifikimi i kësajë marrëveshje pritet javën e ardhshme. Kjo do të jetë një marrëveshje e përkohshme sepse nuk ka  pasur marrëveshje mbi te se ,,si do të jetë në këtë moment qeveria e vërteë multietnike lokale’’.

Koalicionin e ardhshëm udhëheqës do ta përbëjnë këshillëtarët PD, GQ ,,Stojança Arsiq dhe Miodrag Milkoviq’’ me gjashtë këshillëtarë, pastaj tri parti politike Shqipëtare PVD, LPD dhe UDSH me 21 përfaqësues në kësjillin komunal. Opozita edhe tutje do t’i ketë 14 këshillëtarë PSS, PDS dhe  PRS.