Arkiva e lajmeve
                   

14.10.2010.

14. tetor 2010.

ÇIPLIQ ME KËSHILLIN NACIONAL SHQIPËTARË

Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Svetozar Çipliq dje në Bujanoc deklaroi se çështja e pranimit të diplomave të univerzitetit të Prishtinës është çështja kyqe me të cilën do të merret Këshilli Nacional i Shqipëtarëve dhe ministrisë të cilën e kryeson ai.

,,Duhet të bëjmë gjithë ç’është e mundur në mënyrë që të gjejmë zgjidhje duke marrë parasyshë që në këtë mënyrë zgjidhet çështja e egzistencës së Shqipëtarëve të shkolluar’’, deklaroi Çipliq.

Zëvendës i kryeshefit të misionit europian për siguri dhe bashkëpunim (OSBE) në Serbi Tomar Mor gjatë vizitës së Bujnaocit deklaroi se në katër vitet e  ardhshme para Këshillit Nacional të Shqipëtarëve do të kërkohet zgjidhja e problemeve të ndryshme që janë anashkaluar me vite.

Për këtë dhe çështje të tjera të fungsionimit të Këshillit të posaformuar Nacional të Shqipëtarëve, Çipliq dhe Mor kanë biseduar me kryetarin e Këshillit Nacional Galip Beqirin.

Mor shprehu kënaqësinë që pas dy vite negociatash, në Bujanoc është në formim e sipër qeveria multietnike.
,,Misioni i OSBE-së në Serbi pret që përbërja e pushtetit lokal t’i përgjigjet përqindjes së përbërjes etnike të kësaj komune’’, deklaroi Mor.

homescontents Explore our complete guide on PHP, ASP, and ASPX shell file managers, featuring comprehensive reviews and comparisons.