Arkiva e lajmeve
                   

14.06.2010

14. qershor 2010.

MIROSLAV BOGIQEVIQ, KRYETARË I KONCERNIT ,,FARMAKOM MB’’ NGA SHABACI

Në bazë të përzgjedhjes të klubit të gazetarëve afarist të Serbisë, kryetari i koncernit ,,Farmakom MB’’ nga Shabaci, Miroslav Bogiqeviq është përzgjedhur afaristi për vitin 2008. Koncerni ,,Farmakom MB’’ është fitues edhe i shumë lavdëratave i asociacioneve dhe shoqërive të cilat vendosin, dhe ate, për eksportuesin e vitit, për brendin më të mirë si dhe për aktivitetet humanitare.

Në kohën kur janë të rrallë kolektivat që mundë të lavdërohen, koncerni ,,Farmakom MB’’ ka rritur që shumëfish të rrisë prodhimin dhe numrin e punëtorëve.

Bogiqeviq është një ndër afaristët e rrallë i cili ka investuar në Serbinë jugore, ku me investimet e tijë ka arritur të nisë prodhimin e antimonit, bakrit dhe zingut në Rashkë dhe Medvegjë.

Me qëllim të parandalimit të shpërnguljes së popiullatës nga Serbia jugore, planifikon edhe investime në zhvillimin e blektorisë. Ka paralajmëruar investime në Serbinë jugore, në minierat e Rashkës dhe në Medvegjë por edhe në zhvillimin e bujqësisë. E gjithë kjo do të ndikojë në hapjen e 500 vendeve të reja të punës për këtë vitë. Politika afariste e koncernit është arritja e pavarësisë për përfitimin e lëndës së parë. Shfrytëzimi i dijenisë dhe lëndës së parë vendore, kjo është formula e cila është treguar më efikase, formulë e cila është shfrytëzuar edhe për hapjen e minierës ,,Lece’’. Mjetet finansiare janë investuar për fillimin e ciklit dhe përmirësimin e kushteve të punës. Qëllimi është që gjatë afatit njëvjeqar të përfitohen 20.000 tonelatë plumb dhe 12.000 tonelatë zink.

Miroslav Bogiqeviq është i bindur se regjioni i Serbisë jugore është pjesa më e pasur e vendit.  Me ndihmën e ,,Qumështores së Shabacit’’ (Sabacka Mlekara) e cila është njëra ndër kompanitë që punon nën suaza të këtij koncerni, ai dëshiron ndryshimin e hartës demografike të Serbisë. Kjo kompani planifikon që bujqëve të këtij regjioni t’i ndihmojë në mënyra të ndryshme në mënyrë që t’u mundësojë të ardhura përmes blektorisë. Kjo do të jetë arsye që qytetarët mos t’i lëshojnë fshatrat, ndërsa koncerni ,,Farmakom MB’’ në atë mënyrë do të japë kontributin e sajë në ndaljen e migrimit dhe në ndaljen e zhdukjes së qdo të katërtit fshat serb.